Kosova

QKMK: Nuk ka kolona dhe pritje të gjata në kufi – Qarkullimi normal në të gjitha pikat

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar mëngjesin e sotëm se situata në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës paraqitet e qetë dhe pa pritje të gjata.

Në përditësimin e orës 07:12, QKMK bën të ditur se pritjet për hyrje dhe dalje në Kosovë janë minimale, duke u llogaritur nga 3 deri në 5 minuta.

“Në të gjitha pikëkalimet kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë të lehta. Qarkullimi është i lirë dhe pa pengesa të theksuara,” thuhet në njoftim.

Kjo situatë vjen në një periudhë kur zakonisht flukset e qytetarëve rriten për shkak të pushimeve verore dhe ardhjes së mërgimtarëve.

QKMK vazhdon të monitorojë në kohë reale gjendjen në kufi dhe apelon tek qytetarët që të informohen përmes kanaleve zyrtare para nisjes së udhëtimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button