Kosova
Kryesore

Qeveria në detyrë mblidhet sot – Kurti godet opozitën me gjuhë të ashpër

Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot në ora 11:00, në një situatë të zgjatur bllokimi institucional që po vazhdon prej më shumë se gjashtë muajsh pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Kosova ende mbetet pa një Kuvend të konstituuar dhe pa një qeveri të re, ndërsa afati i caktuar nga Gjykata Kushtetuese më 26 qershor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka skaduar. Sipas vendimit të kësaj gjykate më 24 korrik, deputetët nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim për konstituimin e Kuvendit deri më 8 gusht.

Në këtë klimë paqartësie dhe tensioni politik, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vazhduar me gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politikë. Gjatë një deklarate dje, ai tha se kundërshtimet e opozitës nuk kanë të bëjnë me ministren Albulena Haxhiu, por me Vetëvendosjen dhe me vullnetin e popullit.

“Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin dhe me VETËVENDOSJE!-n që ua ndali përfitimet e paligjshme,” deklaroi Kurti, duke shtuar me një gjuhë përçmuese: “…siç thotë populli ynë, këta as nuk po shtyhen, as nuk po ngrihen.”

Në ditët në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë pasojat juridike për deputetët e zgjedhur dhe të japë drejtim për hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim. Ndërkohë, vendi mbetet në pritje të zgjidhjes së ngërçit institucional.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button