Diaspora

Qeveria Kurti “falënderon” diasporën: Ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër për mërgatën

Qeveria në detyrë ka miratuar edhe këtë vit mbulimin e policës kufitare për mërgatën që vijnë në Kosovë gjatë stinës së verës.

Në mbledhjen e sotme, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ky propozim-vendim parasheh ndarjen e tre milionë eurove për zbatimin e kësaj mase.

“Sikurse në vitet paraprake, edhe këtë vit duke filluar nga muaji korrik e tutje ne si qeveri ndajmë mjete për të mbuluar policën kufitare apo kartonin e gjelbër për mërgatën tonë që vijnë me vetura në vizitë përgjatë kësaj periudhe. Propozim-vendimi parasheh ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.5 mbështetja e mërgatës nga pakoja e ringjalljes ekonomike. Mjetet merren nga pakoja dhe ndahen në Ministrinë e Financave”, ka thënë ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button