Lajme

Qafë Morinë/ Kapet 48-vjeçari në kërkim për drogë dhe armëmbajtje pa leje

Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim për vepra penale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi A. H., 48 vjeç, i cili u ndalua në momentin që po tentonte të hynte në territorin shqiptar. Pas verifikimeve, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Hetimet ndaj tij kishin nisur në maj të vitit 2024, kur gjatë një kontrolli në banesën e tij në Tiranë, policia kishte gjetur një sasi kokaine dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet procedurale nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për dokumentimin e plotë të rastit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button