Kosova

Punime mirëmbajtjeje sot në tetë rrugë të Prishtinës, njofton Ujësjellësi

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot do të kryhen punime të mirëmbajtjes në tetë rrugë të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të bërë në Facebook, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në këto zona: rrugët “Ibrahim Lutfiu”, “Asllan Pireva”, “Ilaz Kodra”, “Fatime Sokoli”, “Ismajl Dumoshi”, “Shkëlzen Hajradini” dhe “Zenel Bajraktari”.

Kompania kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për çdo shqetësim që mund të shkaktohet gjatë punimeve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button