Kosova
Publikohen çmimet e derivateve të naftës për sot: Një litër naftë do të jetë 1.37 euro

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Sipas MINTI-t një litër naftë sot do të shitet për 1.37 euro.
Një litër benzinë, sipas ministrisë do të kushtojë, 1.34 euro.
Ndërsa një litër gas 0.67 euro.



