Lajme

PS fiton bindshëm në Vlorë: 8 mandate për socialistët, 4 për opozitën

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke konfirmuar një fitore të thellë për Partinë Socialiste. Sipas rezultateve përfundimtare, PS ka siguruar 58.73% të votave dhe do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvend.
Koalicioni i Partisë Demokratike ka arritur të marrë 4 mandate, duke ruajtur një përfaqësim të qëndrueshëm si forcë opozitare në këtë qark bregdetar.
Zgjedhjet në Vlorë u zhvilluan në mënyrë të qetë, pa incidente madhore, ndërsa pjesëmarrja e qytetarëve në votim është konsideruar e konsiderueshme nga autoritetet zgjedhore.

Rezultatet riafirmojnë Vlorën si një bastion tradicional të së majtës, me një mbështetje të fortë për Partinë Socialiste edhe në këtë proces elektoral.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button