Lajme
PS del forcë e parë në Himarë, Petraq Gjikuria më i votuari nga opozita

Është mbyllur procesi i numërimit të votave për kandidatët në bashkinë Himarë, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me 51,36% të votave të vlefshme, duke e lënë pas Partinë Demokratike që ka siguruar 38,00%.
Në garën për kandidatët, më i votuari nga radhët e koalicionit PD-ASHM ka qenë Petraq Gjikuria, i cili ka marrë 1.690 vota. Nga ana tjetër, kandidati më i votuar i Partisë Socialiste ka qenë Damian Gjiknuri me 1.228 vota.
Rezultatet përfaqësojnë përfundimin e numërimit në të 36 qendrat e votimit në këtë bashki bregdetare, e cila konsiderohet një zonë me rëndësi strategjike dhe politike në jug të vendit.