Sport

Provokim i rëndë ndaj Kosovës në ndeshjen e Champions League: Flamuri i Serbisë mbi hartën e Kosovës

Një incident provokues ndodhi mbrëmë gjatë ndeshjes së play-off-it të Champions League mes Crvena Zvezdës dhe Pafosit në stadiumin “Rajko Mitiq” në Beograd.

Tifozët qipriotë të klubit Pafos shfaqën një flamur të Serbisë mbi hartën e Kosovës, me mbishkrimin provokues “S’ka dorëzim”. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë, duke u konsideruar një sulm i qëllimshëm ndaj sovranitetit dhe integritetit të vendit.

Skandali ndodh vetëm disa ditë pas gjobave që UEFA vendosi për Lech Poznanin dhe Partizanin, për shkak të banerit famëkeq “Kosova është Serbi”. Ekspertët dhe përfaqësuesit kosovarë kërkojnë që UEFA të ndërmarrë masa të ashpra dhe të japë dënime drakonike, për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të tilla.

Kosova vazhdon të kërkojë respektimin e plotë të sovranitetit të saj në arenën sportive dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button