Kosova

Protestë para Gjykatës Speciale në Hagë më 14 shtator 2025

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka njoftuar se më 14 shtator 2025, në orën 14:00, do të organizohet një protestë paqësore para Gjykatës Speciale në Hagë, me iniciativë të bashkëluftëtarëve nga diaspora.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se protesta synon të kundërshtojë, siç u shpreh ai, padrejtësitë që po ndodhin ndaj luftës çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se organizata do të japë mbështetjen e saj të plotë dhe po pret konfirmimin nga autoritetet holandeze për lokacionin e protestës.

Njëri nga organizatorët nga diaspora, Fatmir Koci, bëri thirrje që institucione, qytetarë dhe të gjithë shqiptarët në mërgatë të bashkohen për të mbrojtur dinjitetin dhe të vërtetën e luftës së UÇK-së. “Atje nuk po gjykohen individë, por lufta jonë për liri dhe vetë shtetësia e Kosovës”, tha Koci.

Protesta vjen pas shqetësimeve që veteranët dhe diaspora kanë shprehur për gjykimin në Hagë dhe drejtësinë për luftën e UÇK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button