Kosova

Protestë në Lipjan pas ngjarjes tragjike me Agon Zejnullahun

Në qytetin e Lipjanit po zhvillohet një protestë paqësore pas vdekjes tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën gjatë një ndërhyrjeje policore nga pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga familjarët e të ndjerit dhe mbështetur nga qytetarë të shumtë, të cilët janë mbledhur fillimisht para objektit të Komunës së Lipjanit. Më pas, protestuesit kanë marshuar drejt stacionit të Policisë në qytet, për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin që ka tronditur opinionin publik.

Atmosfera në protestë është e qetë, por e ngarkuar emocionalisht, me kërkesa të qarta për hetim të plotë, transparencë dhe ndëshkim të përgjegjësve.

Familjarët e Agon Zejnullahut kanë kërkuar që rasti të mos mbetet në heshtje dhe që drejtësia të vihet në vend për humbjen e jetës së djalit të tyre në rrethana që po konsiderohen të dyshimta dhe të papranueshme.

Protesta vjen në një kohë kur institucionet e drejtësisë dhe Policia e Kosovës janë nën presion për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar përgjegjësi ligjore për të gjithë të përfshirët në këtë rast.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button