Kosova

Protestë kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale – qytetarët mblidhen në Prishtinë në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së

Po bëhen përgatitjet e fundit për protestën e paralajmëruar kundër Gjykatës Speciale në Hagë, e cila akuzohet për padrejtësi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protesta pritet të fillojë sot në orën 17:00 në kryeqytetin e Kosovës.

Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Kosova, rajoni dhe diaspora – kanë nisur të mbërrijnë në Prishtinë për të marrë pjesë në këtë tubim gjithëpopullor.

Organizatorë të protestës janë përfaqësues të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, të cilët kërkojnë drejtësi dhe respektim të dinjitetit të luftëtarëve që, sipas tyre, po mbahen padrejtësisht në paraburgim në Hagë.

Thirrja për pjesëmarrje në protestë është përhapur gjerësisht në rrjete sociale, ndërsa organizatorët kanë kërkuar që protesta të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe dinjitoze. /EO

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button