Kosova

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet për sulmet kibernetike ndaj “Vox Kosova”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me sulmet kibernetike ndaj portalit “Vox Kosova”, të cilat kanë çuar në mbylljen e llogarive të tij në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës është ngarkuar me grumbullimin dhe sigurimin e provave, si dhe me identifikimin e personave të dyshuar të përfshirë në këto sulme.

Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimeve kibernetike dhe në garantimin e sundimit të ligjit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button