Prokuroria e Përgjithshme regjistron 14 kallëzime penale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kallëzimet përfshijnë veprat penale si “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimi i materialit zgjedhor” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”.
Nga 14 kallëzimet e regjistruara, 5 janë në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Tiranë dhe Gjirokastër, ndërsa 1 rast është regjistruar në Durrës dhe Elbasan. Procedimet penale përfshijnë disa nene të Kodit Penal, si kanosje dhe dhunë ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje.
Një kallëzim është dërguar në SPAK nga Prokuroria e Durrësit, dhe një tjetër nga Prokuroria e Fierit. Kallëzimet e tjera janë në fazën e verifikimit, ndërsa Prokuroritë kanë regjistruar gjithsej 7 procedime penale për këto vepra.
Prokuroria vazhdon të monitorojë dhe të shqyrtojë çdo kallëzim dhe ka garantuar se do të ndjekë të gjitha rastet me përparësi për të siguruar proces zgjedhor të ndershëm.