Lajme

Procedohen penalisht dy persona, një tjetër shpallet në kërkim për pengim të qarkullimit në Unazën e Madhe

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi ndaluan automjetet e destinuara për ceremoni martesore duke penguar qarkullimin në Unazën e Madhe.

Sipas njoftimit zyrtar, u identifikuan shtetasit me iniciale E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeçe, ndaj të cilëve nisi procedimi penal në gjendje të lirë, si dhe Xh. A., 28 vjeç, i shpallur në kërkim.

Gjithashtu, vijojnë kontrollet për kapjen dhe identifikimin e drejtuesve të katër automjeteve të tjera të përfshira në këtë rast, ndërsa po punohet edhe për sekuestrimin e mjeteve, të cilat deri tani rezultojnë të marra me qira.

Ngjarja u bë publike pas disa pamjeve filmike të publikuara më 24 gusht 2025, ku shiheshin automjete të dekoruara për martesë të ndaluara në Unazën e Madhe, duke bllokuar lëvizjen normale të automjeteve të tjera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia e Shtetit u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve, pasi shkelësit do të përballen me masat që parashikon Kodi Penal.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button