Problematika në qendrën e votimit në shkollën “Hasan Prishtina” në Tiranë

Në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Hasan Prishtina”, e cila i përket Njësisë Administrative nr. 3 në Tiranë, janë raportuar disa problematika gjatë procesit zgjedhor. Sipas informacioneve të marra pranë redaksisë, janë evidentuar raste të votimit familjar, një shkelje që ka ngritur shqetësime për integritetin e procesit zgjedhor. Përveç kësaj, janë shënuar vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike të identifikimit të votuesve, duke krijuar vonesa dhe pasiguri për qytetarët që po kryenin të drejtën e tyre të votës.
Më herët gjatë ditës, në këtë qendër ka qenë e pranishme edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila ka inspektuar situatën. Ende nuk ka pasur reagime zyrtare lidhur me masat që do të merren për të adresuar këto problematika.