Kosova
Pritjet në pikat kufitare me Kosovën: deri në një orë për dalje nga vendi

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në faqen zyrtare, pritjet për hyrje në Kosovë variojnë nga 5 deri në 20 minuta në pikat kufitare kryesore.
Megjithatë, pritjet për të dalë nga Kosova janë më të gjata. Në pikën kufitare në Merdarë, qytetarët duhet të presin deri në një orë për të dalë nga vendi, ndërsa në pikën e Dheu i Bardhë pritjet arrijnë deri në 40 minuta.
Edhe në Jarinje raportohen pritje të konsiderueshme. Për hyrje në Kosovë aty, qytetarët duhet të presin rreth 30-35 minuta, kurse për të dalë pritjet janë 20-25 minuta.
Në pikat tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra dhe nuk kalojnë 5 minuta.
Autoritetet apelojnë që udhëtarët të planifikojnë kohën e lëvizjes duke marrë parasysh këto pritje.