Kosova
Pritje të shkurtra në pikat kufitare drejt Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare. Sipas raportit të fundit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra, duke zgjatur vetëm 3 deri në 5 minuta në të gjitha pikat kufitare.
Pritje të shkurtra raportohen edhe për dalje, ku koha e pritjes është po ashtu midis 3 dhe 5 minutash.
Përditësimi i fundit i të dhënave u bë në orën 07:37.