Kosova
Pritje të shkurtra në kufijtë e Kosovës, deri në 10 minuta në Han të Elezit dhe Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur të dhënat e fundit mbi fluksin në pikat kufitare të Kosovës. Sipas përditësimit të publikuar në orën 07:29 të mëngjesit, pritjet për të hyrë në Kosovë janë përgjithësisht të shkurtra.
Më së gjati po pritet në pikën kufitare në Han të Elezit dhe në Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në 10 minuta. Në pikat tjera kufitare, pritjet raportohen nga 3 deri në 5 minuta.
Qendra bën thirrje për udhëtarët që të informohen rregullisht mbi situatën në kufi para nisjes së udhëtimit.