Kosova

Pritje të shkurtra në kufij: Dheu i Bardhë dhe Merdara me fluksin më të lartë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi situatën në pikat kufitare të Kosovës, duke raportuar pritje të shkurtra për hyrje dhe dalje nga vendi.

Sipas njoftimit zyrtar, pika kufitare më e ngarkuar për hyrje në Kosovë është Dheu i Bardhë, ku pritjet arrijnë deri në 20 minuta. Ndërkohë, për dalje nga territori i Kosovës, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku qytetarët po përballen me pritje që variojnë nga 20 deri në 30 minuta.

Autoritetet këshillojnë qytetarët të informohen për gjendjen në kufi përmes kanaleve zyrtare para nisjes së udhëtimit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button