Kosova

Pritje të shkurtra në kufi – deri në 10 minuta në Vërmicë dhe Merdarë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare, ku raportohet një situatë e qetë dhe pa vonesa të mëdha.

Sipas njoftimit zyrtar, aktualisht pritjet për të hyrë në territorin e Kosovës janë përgjithësisht të shkurtra. Pikat me fluksin më të madh mbeten ato në Vërmicë dhe Merdarë, ku koha e pritjes për hyrje arrin deri në 10 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet variojnë nga 3 deri në 5 minuta, çka tregon për një menaxhim të qëndrueshëm të lëvizjes kufitare në këtë fillim jave të gushtit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button