Kosova
Kryesore

Pritje të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

Qytetarët po përballen me pritje të gjata në pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave zyrtare, në pikën kufitare të Merdarës pritjet tejkalojnë dy orë e gjysmë. Në Dheu i Bardhë qytetarët presin mbi një orë, ndërsa në Jarinje rreth 40 minuta.

Ndryshe, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të shkurtra dhe nuk zgjasin më shumë se 20 minuta.

Autoritetet doganore bëjnë apel për durim dhe respektim të radhës në pikat kufitare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button