Kosova
Pritje të gjata në Merdarë dhe Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova

Qytetarët që po dalin nga Kosova drejt Serbisë, përmes pikës kufitare në Merdar, po përballen me pritje deri në 90 minuta.
Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet e gjata vijojnë edhe te pika kufitare e Dheut të Bardhë, ku koha e pritjes arrin deri në 60 minuta.
Në pikat tjera kufitare, sipas kësaj qendre, qarkullimi po zhvillohet normalisht.