Kosova

Pritje deri në gjysmë ore për të hyrë në Kosovë – Dheu i Bardhë me fluksin më të madh

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë po vazhdojnë, me kohëzgjatje deri në 30 minuta në disa raste. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare me pritjet më të gjata është ajo te Dheu i Bardhë.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare, fluksi i automjeteve dhe udhëtarëve është më i ulët, me pritje që nuk i kalojnë 10 minutat.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh vonesat e mundshme, veçanërisht në pikun e sezonit veror.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button