Kosova

Pritje deri në 40 minuta në kufi, përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen e fluksit në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit, pritjet për hyrje në vend janë të shkurtra në shumicën e pikave kufitare, përveçse në “Dheu i Bardhë” dhe Jarinjë. Në “Dheu i Bardhë” pritjet në hyrje raportohen deri në 40 minuta, ndërsa në Jarinjë deri në 10 minuta. Në pikat tjera kufitare pritjet në hyrje janë nga 3 deri në 5 minuta.

Sa i përket daljes nga Kosova, pritjet më të gjata janë regjistruar në Merdarë deri në 30 minuta, në Bërnjak deri në 15 minuta dhe në “Dheu i Bardhë” deri në 10 minuta.

Ky përditësim i fundit është bërë në orën 13:05 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button