Prishtinë: Zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale për shkak të fluksit nga diaspora

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 8 korrik 2024, do të zgjatet orari i punës për disa shërbime komunale deri në orën 17:00, për të përballuar fluksin e shtuar të qytetarëve dhe praninë e bashkatdhetarëve nga diaspora.
Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet që do të punojnë me orar të zgjatur nga e hëna në të premte (08:00 – 17:00) janë:
Në Komunën e Vjetër:
Qendra për Shërbime me Qytetarë
Gjendja Civile
Në Komunën e Re:
Qendra për Shërbime me Qytetarë
Gjendja Civile
Në Bashkësinë Lokale – Lagjja e Muhaxherëve:
Shërbimet komunale për qytetarë
“Kjo masë është implementuar për të siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe për t’ju shërbyer më mirë e për t’i përmbushur të gjitha kërkesat e qytetarëve tanë,” thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.