Kosova
Kryesore

Prishtinë: Qytetarët pa adresë zyrtare nuk do të kenë qasje në shërbime online nga 1 gushti

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025, do të kufizojë qasjen në shërbimet përmes platformës e-Kosova dhe e-kioska, për të gjithë qytetarët që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.

Për shkak të mosdeklarimit të adresës, qytetarët nuk do të mund të pajisen me dokumentet e mëposhtme të gjendjes civile:

  • Ekstrakti i lindjes
  • Certifikata e vendbanimit
  • Certifikata e shtetësisë
  • Certifikata e bashkësisë familjare

Megjithatë, nuk do të ketë kufizime për:

  • Certifikatën e lindjes
  • Certifikatën e martesës
  • Certifikatën e gjendjes martesore
  • Certifikatën e vdekjes

Po ashtu, qytetarët do të kenë qasje të pandërprerë në regjistrimet e reja të lindjes, martesës dhe vdekjes.

Ku mund të bëhet ndërlidhja e adresës zyrtare?

  • Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës
  • Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës së Prishtinës
  • Online, përmes platformës e-Kosova

Komuna bën të ditur se formularët dhe deklaratat për ndërlidhjen e adresës duhet të ruhen në dosje të veçanta, të ndara nga ato të regjistrimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.

Për më shumë informacion, qytetarët mund t’i drejtohen sporteleve të gjendjes civile ose të kontaktojnë Komunën e Kryeqytetit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button