Kosova

Prishtinë: Kapet automjeti që shpërndante barna të kontrabanduara

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet të dyshimtë në qytetin e Prishtinës, i cili dyshohet se ishte duke shpërndarë barna të kontrabanduara në barnatore të ndryshme.

Sipas njoftimit zyrtar të Doganës, gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar sasi të konsiderueshme të barnave pa banderola dhe pa dokumentacion të rregullt ligjor. Mungesa e banderolave të Republikës së Kosovës ka ngritur dyshime serioze për prejardhjen dhe sigurinë e këtyre barnave për përdorim nga qytetarët.

“I dyshuari është shoqëruar për intervistim nga zyrtarët hetues të Doganës së Kosovës, ndërsa barnat e gjetura janë sekuestruar si prova materiale”, thuhet në njoftim.

Me autorizim të Prokurorit kompetent, aktualisht janë duke u zhvilluar kontrolle shtesë në disa barnatore, ku dyshohet se janë shpërndarë këto barna të jashtëligjshme.

Dogana e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke paralajmëruar se do të vazhdojë me veprime të ngjashme për të parandaluar qarkullimin e produkteve të pasigurta në treg.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button