Kosova

Prishje të rrjetit elektrik në disa rajone të Kosovës pas reshjeve të borës

Si pasojë e reshjeve të borës, disa rajone të Kosovës po përballen me prishje në rrjetin elektrik shpërndarës, duke lënë një pjesë të konsumatorëve pa furnizim me energji elektrike.

Kjo është bërë e ditur nga Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas kompanisë, rajonet më të prekura janë Prishtina, Gjilani, Prizreni dhe Mitrovica, ku disa dalje të rrjetit janë jashtë funksionit.

“KEDS-i ka mobilizuar ekipe shtesë edhe nga rajone të tjera, të cilat, pavarësisht rrethanave të vështira në terren, po punojnë që të eliminojnë sa më shpejt dëmet e shkaktuara në rrjet. Synimi ynë është që konsumatorëve të afektuar t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike në një afat sa më optimal, për çka kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftim.

Kompania KEDS bën apel te qytetarët për durim dhe kujdes gjatë punimeve për rikthimin e energjisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button