Kosova

Niveli i ujit në liqenet e Prishtinës, ende poshtë kapaciteteve maksimale

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur nivelin aktual të ujit në liqenet akumuluese të Batllavës dhe Badocit.

Sipas KRU “Prishtina”, niveli i ujit në Liqenin e Badocit është minus 6.6 metra nën nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa te Liqeni i Batllavës niveli i ujit është minus 6 metra nga kapaciteti maksimal.

Ky njoftim vjen një ditë pas reshjeve të shiut dhe borës që kanë përfshirë vendin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button