Presidentja Shiroka Pula takon Fikrim Damkën, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin e tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim, Fikrim Damka, i shoqëruar nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet.
Gjatë takimit, Damka e ka uruar Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të saj.
Ndërkaq, presidentja e ka uruar Damkën për 103-vjetorin e Republikës së Turqisë, duke ritheksuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e përfaqësimit të komuniteteve joshumicë në institucionet e Kosovës.
Presidentja Shiroka Pula ka vlerësuar kontributin e të gjitha komuniteteve në zhvillimin e vendit, duke theksuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe forcimin e barazisë, përfshirjes dhe bashkëjetesës në Kosovë.



