Kosova
IPK nis hetimet ndaj të gjithë zyrtarëve policorë që trajtuan rastet e Arlinda Zekajt

Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur veprimet hetimore ndaj trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga e ndjera Arlinda Zekaj, e cila u vra disa ditë pasi kishte kërkuar zbatimin e urdhrit për mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit të saj.
Në një përgjigje për Insajderi, IPK ka konfirmuar se veprimet hetimore po zhvillohen me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit.
Këto hetime përfshin edhe togerin Faruk Muqolli i cili u dëgjua në incizimet e publikuara së fundmi në media duke iu drejtuar Arlinda Zekajt me fjalët “Jemi lodhë”.



