Kosova
Presidentja Osmani uron Macronin për Ditën Kombëtare të Francës: “Kosova feston miqësinë e palëkundur me Francën”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin francez Emmanuel Macron me rastin e 14 Korrikut – Ditës Kombëtare të Francës.
Në urimin e saj zyrtar, Osmani thekson rëndësinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me shtetin francez.
“Kosova feston miqësinë e palëkundur që na lidh me Francën dhe pret me padurim një partneritet të fortë të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë,” ka deklaruar ajo.
Presidentja shton se dy vendet janë të përkushtuara për të vazhduar ndërtimin e një historie të përbashkët suksesi: “Ne mezi presim të vazhdojmë të shkruajmë këtë histori të bukur duke forcuar më tej lidhjet tona.”