Kosova
Kryesore

Presidentja Osmani thërret liderët politikë për të zgjidhur ngërçin institucional

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të thërrasë në ditët në vijim liderët e partive politike për takime konsultative, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik të krijuar pas mbledhjes së parë të Kuvendit të ri.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka theksuar se qëllimi i takimeve është nxitja e zbatimit të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me përfundimin e seancës konstituive.

“Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i thërrasë liderët e partive politike në takime gjatë ditëve në vijim,” deklaroi Kupina për RTK. Ai shtoi se Presidentja pret nga të gjitha subjektet parlamentare që të përmbushin obligimin kushtetues dhe të përfundojnë seancën konstituive brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Kushtetuesja.

Kupina gjithashtu bëri të ditur se, nëse paraqitet nevoja, Presidentja mbetet e gatshme t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë mbi situatën aktuale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button