Presidentja Osmani takon ambasadorin francez Guerot: Diskutim për krizën politike dhe thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Francë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në qendër të takimit ishin gjithashtu konsultimet e Presidentes me partitë politike lidhur me zbatimin e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe demokratik, duke e cilësuar atë si element thelbësor për ruajtjen e stabilitetit institucional dhe për forcimin e kredibilitetit ndërkombëtar të vendit.
Në takim u trajtuan gjithashtu mënyrat për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, duke përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Presidentja vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Francës për rrugën euroatlantike të Kosovës.