Kosova

Presidentja Osmani takohet me Donald dhe Melania Trump në Vatikan para varrimit të Papa Françeskut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të shkurtër me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë Melania Trump, para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut.

Takimi ka ndodhur në Bazilikën “Shën Pjetri”, ku të tre u panë duke shtrënguar duart, siç dëshmohet nga fotografitë e publikuara. Ata ndodheshin në Vatikan për të marrë pjesë në ceremoninë madhështore të lamtumirës për Papën.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare, pasi pësoi një goditje në tru të hënën e Pashkëve. Vetëm një ditë më parë, ai ishte shfaqur para besimtarëve për të dhënë bekimin tradicional në Sheshin “Shën Pjetri”, në një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit të krishterë.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button