Kosova
Kryesore

Presidentja Osmani pritet nga ambasadori i Arabisë Saudite, ftohet në forum në Riad

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Arabisë Saudite në Kosovë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, ku u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Në fokus të bisedës ishin përpjekjet për nxitjen e investimeve ekonomike në Kosovë, mbështetja ndërkombëtare nga Arabia Saudite dhe rritja e bashkëpunimit mes qytetarëve të dy vendeve. Presidentja Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite dhe ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ambasadori Hifzi i dorëzoi Presidentes Osmani ftesën e Princit të Kurorës dhe Kryeministrit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, për të marrë pjesë në forumit “Future Investment Initiative” që do të mbahet në Riad. Presidentja falënderoi për ftesën dhe shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button