Kosova
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Malajzi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një vizitë zyrtare në Malajzi me ftesë të Kryeministrit Anwar Ibrahim. Gjatë qëndrimit të saj atje, ajo është pritur me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya.
Përmes një postimi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook, Osmani ka ndarë pamje nga ceremonia zyrtare dhe ka shprehur falënderimet për mikpritjen malajziane.
“Pritja me nderime të larta shtetërore në Kompleksin qeveritar Perdana Putra në Putrajaya në Malajzi. Faleminderit Kryeministër Anwar Ibrahim për mikpritjen!”, ka shkruar Presidentja.
Vizita e Osmanit pritet të përfshijë takime të nivelit të lartë dhe diskutime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Kosovës dhe Malajzisë