Kosova

Presidentja Osmani përkujton komandant Ismet Jasharin – Kumanova në 27-vjetorin e rënies

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Jashari – Kumanova, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike.

Në një postim, Osmani e ka cilësuar Jasharin si një ndër figurat më emblematike të UÇK-së dhe simbol të sakrificës për lirinë.

“Komandant Ismet Jashari–Kumanova ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri. Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë. Lavdi e përjetshme!”, ka deklaruar Osmani.

Ismet Jashari – Kumanova është një nga figurat më të njohura të UÇK-së, i cili dha jetën në luftën për lirinë e Kosovës, duke mbetur frymëzim për brezat e ardhshëm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button