Kosova

Presidentja Osmani nderon heronjtë e Banjskës në dyvjetorin e sulmit terrorist

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar sot dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në një homazh për heroin, Osmani e përshkroi Bunjakun si një mbrojtës të lirisë dhe dinjitetit të Kosovës.

“24 shtatori na kujton se liria kërkon sakrificë, por edhe se Kosova është e pathyeshme. Asnjë sulm terrorist e agresion nga Serbia nuk mund ta ndalë të vërtetën. Kosova shtet sovran, i lirë e i pandashëm do të mbetet realitet i pakthyeshëm e i përjetshëm. Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku!”, shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale.

Presidentja theksoi se ngjarja e shtatorit të dy viteve më parë është një kujtesë për sakrificën e nevojshme për ruajtjen e lirisë së vendit dhe përballimin e çdo kërcënimi ndaj sovranitetit të Kosovës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button