Kosova

Presidentja Osmani mbështet protestën për ish-krerët e UÇK-së në Tiranë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mbështet protestën që do të zhvillohet të premten në Tiranë në shenjë solidariteti me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë.

“E mbështes këtë protestë. E kam mbështetur secilën protestë që thërret për drejtësi, duke respektuar parimet më të larta të të drejtave të njeriut,” ka thënë Osmani. Ajo ka theksuar se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë respektimin e këtyre standardeve.

Presidentja ka vlerësuar luftën e UÇK-së si një luftë të drejtë për liri dhe mbrojtjen e qytetarëve të pafajshëm dhe ka deklaruar se drejtësinë e kësaj lufte do ta mbrojë deri në fund.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button