Kosova

Presidentja Osmani i ndan Medaljen Presidenciale Ushtarake komandantit italian të KFOR-it, Enrico Barduani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi kontributin e komandantit italian të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, gjatë mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

“Gjatë mandatit të tij në krye të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani ka dhënë kontribut të çmuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon”, tha Osmani.

Në shenjë falënderimi për këtë shërbim të vyer, gjatë javës që shkoi, Presidentja Osmani i ndau Barduanit Medaljen Presidenciale Ushtarake, duke theksuar se kjo është një simbol i mirënjohjes së popullit të Kosovës për përkushtimin e pandërprerë të NATO-s për paqe dhe siguri afatgjate.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button