Kosova

James Rubin dëshmon për Hashim Thaçin dhe UÇK-në në Gjykatën Speciale

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale, ish-diplomati amerikan James Rubin u pyet nga Prokuroria rreth një dokumenti ku thuhej se Adem Demaçi përshkruante Hashim Thaçin si zëdhënës të UÇK-së. Rubin deklaroi se nuk kishte informacione për “dallime të vogla” brenda strukturave të UÇK-së.

I pyetur gjithashtu nëse kishte takuar Jakup Krasniqin gjatë kohës së luftës, Rubin tha se nuk mendoj që po, duke shtuar se nuk i kujtohet nëse Krasniqi dhe Kadri Veseli ishin pjesë e delegacionit shqiptar në Rambuje.

“Nuk më kujtohen të gjithë emrat, sepse kjo ka ndodhur para 25 vjetësh,” tha Rubin.

Dëshmia e tij vjen ndërsa Gjykata Speciale vijon hetimet për krime të supozuara gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button