Kosova

Presidentja Osmani bën thirrje për kompromis politik në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që partitë politike të gjejnë kompromis për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit.

Në një intervistë për transmetuesin polak TVP World në Alpbach, Osmani u shpreh se është e trishtueshme që institucionet e vendit ende nuk janë funksionale.

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, tha presidentja.

Osmani theksoi se bota po përballet me sfida të mëdha dhe Kosova nuk mund të qëndrojë në vendnumëro. “Nuk e kemi luksin të presim, duhet të veprojmë, jemi duke humbur shumë kohë”, shtoi ajo.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button