Rajoni

Presidenti kroat: Marrëzira deklaratat se Kroacia, Shqipëria e Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë

Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka reaguar ndaj pretendimeve se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten për një sulm ndaj Serbisë, duke i cilësuar ato si të pabazuara.

Në një fjalim të mbajtur me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Brigadës së Tretë Gardiste të Ushtrisë Kroate “Kune”, ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve normale dhe miqësore në rajon, ndërsa kritikoi përhapjen e narrativave të tilla.

“Kroacia askënd nuk e sheh si armik, dhe shpresoj që as ne askush nuk na sheh seriozisht si armik, përveç atyre që flasin marrëzira se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë. Me njerëz të tillë është vështirë të punohet dhe të ndërtohen marrëdhënie normale e miqësore, të cilat i synojmë”, tha Millanoviq.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button