Lajme
Kryesore

Presidenti Begaj: Shqipëria i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht

Në Ditën e Evropës, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë dhe partnerët evropianë, duke theksuar lidhjet e ngushta të Shqipërisë me familjen evropiane.

“Shqipëria i përket Evropës jo vetëm nga pikëpamja gjeografike, por edhe shpirtërore, duke ndarë me të vlerat themelore të paqes, solidaritetit dhe unitetit”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu se rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është e sigurt dhe e pakthyeshme.

“Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, theksoi ai në mesazhin e tij.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button