KryesoreLajme
Kryesore

PPE miraton rezolutë të jashtëzakonshme për Shqipërinë: Thirrje për ndalimin e manipulimeve zgjedhore dhe hetim të krimeve elektorale

Partia Popullore Evropiane miratoi sot unanimisht një rezolutë të jashtëzakonshme për Shqipërinë ku kërkon të ndërpritet menjëherë keqpërdorimit i pushtetit shtetëror, blerja e votës, frikësimit i votuesve dhe manipulimi si dhe i kërkohte prokurorisë të hetojë shpejt akuza për krimet zgjedhore

PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror dhe manipulimit elektoral. Gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të dërgojnë më shumë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë

Pjesë nga dokumenti

Thirrja e PPE-së për veprim:
PPE u bën thirrje Bashkimit Europian, OSBE-së, Këshillit të Europës dhe institucioneve ndërkombëtare demokratike që t’i kërkojnë autoriteteve shqiptare të:
Ndërpresin çdo formë të pretenduar të keqpërdorimit të pushtetit shtetëror, blerjes së votës, frikësimit të votuesve dhe manipulimit elektoral;

-Sigurojnë që zyrat përkatëse të prokurorisë të hetojnë në mënyrë të plotë dhe të shpejtë, para zgjedhjeve, të gjitha akuzat për krime të lidhura me procesin zgjedhor, të çojnë autorët para drejtësisë dhe të vendosin një standard të qartë të hetimit dhe ndëshkimit;

-Garantojnë akses të barabartë në media për të gjithë aktorët politikë dhe të ruajnë mbikëqyrjen e pavarur të procesit zgjedhor.

-PPE gjithashtu i bën thirrje institucioneve evropiane, OSBE/ODIHR-it dhe Këshillit të Europës që të:
-Dërgojnë më shumë vëzhgues afatgjatë në bashkitë me rrezik të lartë;
-Dokumentojnë publikisht dhe të denoncojnë abuzimet elektorale në raportet përfundimtare;
-Mbështesin mekanizmat institucionalë që sanksionojnë keqpërdorimin sistematik të fondeve publike;
-Zbatojnë mekanizmat e kushtëzimit në procesin e anëtarësimit në BE, nëse shkeljet vazhdojnë.

-Detyrimet e Shqipërisë sipas Dokumentit të Kopenhagës të OSBE-së (1990), Kartës Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore dhe udhëzimeve të Komisionit të Venecias mbi keqpërdorimin e burimeve administrative gjatë zgjedhjeve duhet të respektohen dhe të zbatohen në tërësi.

-PPE do të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur aspiratat e saj europiane dhe duke vijuar mbështetjen për forcat demokratike në vend. PPE do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë për të siguruar që procesi zgjedhor të përputhet me parimet demokratike europiane dhe të ofrojë një kuadër për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

PPE thirrje OSBE/ODIHR-it: Dërgoni më shumë vëzhgues në bashkitë me rrezik, dokumentoni krimet...

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button