Bota
Polonia identifikon 7 dronë dhe mbetje rakete, Tusk kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

Autoritetet polake kanë identifikuar shtatë dronë dhe mbetje të një rakete me origjinë të panjohur, njoftoi zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Polonisë.
Kryeministri Donald Tusk tha se ka kërkuar aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s dhe është në konsultime të vazhdueshme me aleatët për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit.
“Fakti që këta dronë, të cilët paraqisnin kërcënim për sigurinë, u rrëzuan, ndryshon situatën politike. Prandaj, konsultimet me aleatët morën formën e një kërkese zyrtare për aktivizimin e Nenit 4 të Traktatit të NATO-s,” tha Tusk.