Kosova
Kryesore

22 shërbime të reja për autoshkolla tashmë në Platformën eKosova

Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka lansuar 22 shërbime të reja elektronike në kuadër të kategorisë “Autoshkolla” në platformën shtetërore eKosova.

Këto shërbime kanë për qëllim të lehtësojnë proceset administrative për autoshkollat, ligjëruesit profesionalë, instruktorët e shoferëve dhe pyetësit, duke mundësuar aplikimet online për licencim, rilicencim, përtëritje të licencës, kërkesë për ndryshime apo ndërprerje të veprimtarisë, si dhe qasje në regjistra përkatës.

Në mesin e tyre përfshihen:

Aplikimet për licencim dhe përtëritje të licencës për autoshkolla;

Shërbime për ligjërues profesionalë dhe instruktorë të shoferëve;

Aplikime për licencim të pyetësve teorikë dhe praktikë;

Regjistrat përkatës për secilën kategori.

Qytetarët dhe subjektet e interesuara mund t’i shfrytëzojnë këto shërbime përmes platformës eKosova

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button