Kosova

Mësimdhënësit kandidatë për Asamble komunale duhet të pezullojnë punën përkohësisht

Komuna e Gjilanit, përmes Drejtorisë për Arsim, ka njoftuar mësimdhënësit që do të kandidojnë për Asamble Komunale në zgjedhjet e 12 tetorit, se duhet të pezullojnë marrëdhënien e tyre të punës sipas ligjit.

Sipas njoftimit, pezullimi (pa pagesë) duhet të nisë më 5 shtator 2025, një javë para fillimit të fushatës zgjedhore, dhe do të zgjasë deri më 17 tetor 2025, pesë ditë pas përfundimit të fushatës.

Kjo masë zbatohet për të gjithë zyrtarët publikë dhe punonjësit e IEA-ve që kandidojnë për këshilltarë komunal.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button